Kosova

Mbyllet intervista e Hashim Thaçit në Hagë: Nga Rinasi do kthehet në Kosovë

Mbyllet intervista e Hashim Thaçit në Hagë: Nga Rinasi do

Katër ditë zgjati intervista me orë të zgjatura e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në prokurorinë e Hagës, pas aktakuzave të ngritura për krime lufte. Mësohet se sot ai do të kthehet në Kosovë, përmes aeroportit në Shqipëri, dhe pritet që më pas të japë një deklaratë ku të tregojë më shumë detaje për intervistën e tij në Hagë.

Në pikën kufitare në Morinë po përgatitet në tubim në mbështetje të presidentit, në orën 19:30, personat duhet të mbajnë maska dhe distancë.

E vetmja deklaratë që ka dhënë Hashim Thaçi për intervsitën deri më tani është kjo:

“Unë nuk kam bërë asnjë lloj krimi. Tani i mbetet drejtësisë të vendosë paanshëm”.

Kujtojmë se aktakuza u publikua dy ditë para se presidenti të shkonte në Uashington për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi. Tashmë dialogu nga pala e Kosovës drejtohet nga kryeministri i ri Avdullah Hoti.