Kosova

Mbyllet procesi i numërimit të votave në Kosovë, ja sa deputetë projektohen për çdo parti

Mbyllet procesi i numërimit të votave në Kosovë, ja sa

Pas numërimit të votave të individëve me aftësi të kufizuar dhe ato të diasporës, është përmbyllur procesi i numërimit të votave në Republikën e Kosovës. Ndonëse ende ka kohë për ankimime dhe KQZ nuk ka certifikuar dhe zyrtarizuar rezultatin dhe mandatet që i korrespondojnë çdo force politike, projektimet paraprake indikojnë se fituesit e zgjedhjeve Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 58 mandate, 3 më pak nga sa i duhen për të formuar mazhorancën.

VV ndiqet nga PDK me 19 mandate dhe LDK me 15 deputetë në parlamentin e ardhshëm të Kosovës. Ndërkohë, sipas Kushtetutës të Kosovës minoritetet jo-shqiptare kanë 20 vende të garantuara në parlament, 10 prej të cilave do i posedojë Lista Serbe.

Albin Kurti ka thënë se nuk do të pranojë të hyjë në koalicion me ndonjë nga partitë e vjetra politike dhe ka thënë se vullneti i popullit ka qenë i qartë që këto subjekte duhet të qëndrojnë në opozitë. Për pasojë, VV do të kërkojë mbështetjen e deputetëve minoritarë jo-serb për të arritur 61 deputët e nevojshëm për të formuar qeverinë. Nga ana tjetër sfida e radhës për Republikën e Kosovës është zgjedhja e një Presidenti, akt ky që kërkon shumicë të cilësuar prej 82 deputetësh dhe do të jetë më i vështirë në kushtet që Kurti nuk jep shenja se është i gatshëm të bëjë kompromis me partitë e tjera politike.

Mbyllet procesi i numërimit të votave në Kosovë, ja sa

Tiranapost.al