Kosova

Mediat publikojnë pasurinë e Behgjet Pacollit, nga makinat luksoze tek të ardhurat në vit

Mediat publikojnë pasurinë e Behgjet Pacollit, nga makinat luksoze tek

Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar formularët e deklarimit të pasurisë për zyrtarët publik në Kosovë në vitin 2020, ku mediat janë ndalur në zbardhjen e pasurisë së ish-ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, njëherësh ish-zëvendëskryeministër, i cili konsiderohet si njëri ndër personat më të pasur në trojet shqiptare.

Mediat publikojnë pasurinë e Behgjet Pacollit, nga makinat luksoze tek

Bazuar në deklarimin e tij, ai disponon gjashtë makina luksoze të tipit “Mercedes”, avion privat që kushton rreth 10 milionë euro, ndërsa hoteli në të cilin ai është pronar kap shifrën prej 42 milionë euro.

Mediat publikojnë pasurinë e Behgjet Pacollit, nga makinat luksoze tek

Dy nga makinat e kësaj marke kapin shifrën e 200 mijë eurosh, një 50 mijë, një 45 mijë, një 38 mijë dhe një 30 mijë.

Mediat publikojnë pasurinë e Behgjet Pacollit, nga makinat luksoze tek

Të gjitha këto makina janë të deklaruara në emër të Pacollit, dhe prejardhja e pasurisë është deklaruar se ka ardhur nga jashtë Kosovës.

Mediat publikojnë pasurinë e Behgjet Pacollit, nga makinat luksoze tek

Në regjistrin për deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Pacolli ka deklaruar se ka në pronësi pasuri të paluajtshme jashtë Kosovës në vlerë prej 125 milionë euro.

Mediat publikojnë pasurinë e Behgjet Pacollit, nga makinat luksoze tek

“Vetëm një tokë që Pacolli e ka jashtë vendit kushton mbi 7 milionë euro, ndërsa një nga shtëpitë që ka në pronësi ai kushton rreth 18 milionë euro. Ai ka aksione në vlerë miliona euro në rreth 20 kompani, në disa prej të cilave ka aksione 100 %. Pacolli ka edhe miliona euro të kursyera në banka në Prishtinë. Vetëm në një prej këtyre bankave ai ka të kursyera mbi 4 milionë euro”, shkruan “Gazeta Express”.

Të hyrat e tij vjetore janë rreth 2 milionë euro.

Mediat publikojnë pasurinë e Behgjet Pacollit, nga makinat luksoze tekMediat publikojnë pasurinë e Behgjet Pacollit, nga makinat luksoze tek