Kosova

Merkel mesazh urimi Kurtit për formimin e qeverisë së re: Keni sfida të mëdha përpara! Dialogu me Serbinë kërkon vëmëndje

Merkel mesazh urimi Kurtit për formimin e qeverisë së re: Keni

Kancelarja gjermane Angela Merkel nëpërmjet një letre zyrtare ka uruar kryeministrin e porsazgjedhur të Kosovës, Albin Kurti për formimin e qeverisë së re.

Në letrën e dërguar, liderja më potente brenda BE-së e uron Kurtin për detyrën si dhe shprehet besimplotë se qeveria e tij do të mund të përballojë sfidat e pandemisë dhe ato socio-ekonomike me të cilat përballet, pa harruar t’i kujtojë rëndësinë e dialogut me Serbinë.

Letra e kancelares Angela Merkel drejtuar Albin Kurtit:

I dashur Kryeministër

Ju uroj ngrohtësisht për rizgjedhjen tuaj si Kryeministër i Republikës së Kosovës!

Ju dhe qeveria juaj keni punë sfiduese përpara, në të cilat vendi juaj mund të gjëjë mbështetje te Gjermania si një partner.

Pandemia e Covid-19 kërkon veprim të paprecedent nga të gjithë ne. Me reforma, rend dhe ligj si dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, qeveria juaj ka identifikuar reformat e rëndësishme të kërkuara. Dialogu me Serbinë për normalizim i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian gjithashtu kërkon vëmendjen tuaj.

Suksesi në këto fusha do të jetë çelës për të konkretizuar perspektivën evropiane të vendit tuaj.

Ju uroj çdo sukses në punët tuaja.

Me respekt

Angela Merkel

Kancelare e Republikës Federale të Gjermanisë

Tiranapost.al