Kosova

Merkel s’më kërkoi të pranojmë Open Balkan dhe kjo na ndan me Shqipërinë. Do kemi takim me qeverinë

Pas takimit me kancelaren Angela Merkel në Tiranë, kryeministri i Kosovës thotë se kancelarja nuk ia ka shtruar si kërkesë që Kosova të bëhet pjesë e Open Balkan. Ai përmend krimet e Serbisë, mosnjohjen e Kosovës si shtet, dhe ndarjen që krijohet sipas tij me Shqipërinë me iniciativën e Open Balkan. Kancelarja deklaroi më herët se Open Balkan nuk e zëvendëson Procesin e Berlinit, ndërsa kryeministri Rama tha se Open Balkan është një mekanizëm për ta përshpejtuar procesin e Berlinit. Do ketë një takim siç tha kryeministri Kurti me qeverinë Rama por shtoi: Ne kemi shumë gjëra që na largojnë dhe afrojnë por kjo gjë, ‘Open Balkan’ na ndan. Për mediat, Albin Kurti tha se kancelarja u interesua për mbarëvajtjen e dialogut që po bëhet mes Kosovë-Serbi në Bruksel.

Merkel s’më kërkoi të pranojmë Open Balkan dhe kjo na

Albin Kurti:

"Ne shpjeguam qëndrimin tonë dhe ajo u interesua për mbarëvajtjen e dialogut që po bëhet ne Bruksel. Në dialog ka mospajtime të thella. Kur ka kërkesa të serbëve të Kosovës unë jam i gatshëm t’i dëgjoj mirëpo ankesave të Serbisë për humbjet që ajo i ka pësuar si shtet i padrejtë gjatë kohës që ka okupuar Kosovën nuk bëj dot gjë. Gjatë takimit unë falenderova Merkel për rolin dhe mbështetjen e saj. Merkel nuk më kërkoi që Kosova të përfshihet në Open Balkan. Ne nuk e konsiderojmë në interes të Kosovës të bëhemi bashkë në këtë nismë. Për raporte normale në Ballkan nuk duhet të ndryshojë Kosova, por Serbia. Bëjnë gabim ata që ndërtojnë trysni mbi Kosovën. Trysnia duhet të jetë mbi Serbinë që mohon krimet. Kjo është detyrë e çdo shqiptari.

Procesi i Berlinit është i nevojshëm edhe i mjaftueshëm për rrugëtimin Europian. Ballkani jo vetëm nuk është 3 shtete por nuk është as 6 shtete. Pasnesër do të kemi një takim me qeverinë e Shkupit, por iniciativa të tilla nuk duhet të bëhen pa BE-në brenda. Kosova është një shtet i pavarur për të cili ne duhet të angazhohemi të kërkojmë njohjen e saj dhe jo të shprehim mirëkuptim ndaj Serbisë. Në takim theksova se çdo mirëkuptim i tillë i kushton Kosovës. Ne do të kemi një takim edhe me qeverinë e Shqipërisë. Sa të formohet qeveria ne do të fillojmë iniciativën për takimin. Ne kemi shumë gjëra që na largojnë dhe afrojnë por kjo gjë na ndan”.

*Tiranapost.al.