Kosova

Motra e Gent Cakaj zgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese në Kosovë

Motra e Gent Cakaj zgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese në

Gresa Caka-Nimani është kryetarja e re e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese votuan sot gjatë seancës administrative gjyqtaren Nimani.

Motra e Gent Cakaj zgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese në

Zyrtarisht ajo merr detyrën e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës me datë 26 Qershor 2021. Kjo paswi të mbarojë mandati i kryetares aktuale të Kushtetueses, Arta Rama-Hajrizi. Në Kosovë mandati i kryetarit të Gjykatës Kushtetuese është tri vjet.

Gresa Caka është motra e Gent Cakajt, që drejtoi ministrinë e Jashtme në Shqipëri për dy vjet.

Motra e Gent Cakaj zgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese në

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë të Kushtetueses:

Në seancën administrative të mbajtur të hënën, më 17 maj 2021, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, në përputhje me nenin 114, pika 5, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, kanë zgjedhur Kryetar të ri të Gjykatës Kushtetuese, gjyqtaren Gresa Caka-Nimani.

Gjyqtarja Caka-Nimani do të fillojë të ushtrojë detyrën e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, më 26 qershor 2021, pasi që të përfundojë mandati i kryetares aktuale të Gjykatës, znj. Arta Rama-Hajrizi.

Mandati i Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës është tri vjet.

*Tiranapost.al.