Kosova

Ndalohet ish ministri i Shëndetësisë në Kosovë për ngacmim seksual ndaj një pacienteje

Ndalohet ish ministri i Shëndetësisë në Kosovë për

Ish ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Numan Baliq është ndaluar pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një paciente, në spitalin e Pejës. Ngjarja sipas mediave të Kosovës raportohet të ketë ndodhur ditën e djeshme. Nëna e re 23 vjeçe, identiteti i të cilës nuk bëhet me dije, po qëndronte në spitalin e Onkologjikut me vajzën e saj 16 ditëshe.

Media Ekspress tregon se mjeku Baliq i ka kërkuar 23 vjeçares të shkojë në zyrën e tij pasi kjo e fundit i ka kërkuar një aparat, dhe më pas ai ka filluar ta ngacmojë duke e prekur në trup. Ajo ka lajmëruar policinë dhe sigurimin.

Prokuroria e Pejës nuk ka përmendur emra për rastin por ka treguar:

“Lidhur me rastin në fjalë është ndaluar një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale sulm seksual në spitalin regjional të Pejës. Me urdhër të prokurorit është dërguar në ndalim 48-orësh, gjithashtu prokuroria në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë veprime lidhur me këtë çështje”, deklaron zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

Në muajin shkurt të vitit të kaluar ish ministri Baliq u shkarkua nga puna, pasi u denoncua për ngacmim seksual.

Rasti mbrëmë përbëhen të dytën herë që ish ministri përfshihet në skandale të tilla.