Kosova

Në foton me disa fëmijë, Vjosa Osmanit i komentojnë në FB me kërcënime e armë

Në foton me disa fëmijë, Vjosa Osmanit i komentojnë në

Vjosa Osmani është kërcënuar me vdekje! Këtë thotë këshilltari i presidentes në detyrë të Kosovës, nisur nga një koment në Facebook-un e Vjosa Osmanit. Apo postoi një foto me disa fëmijë gjatë një vizite të Istog, ndërsa një komentues i shkruan:

Në foton me disa fëmijë, Vjosa Osmanit i komentojnë në

Për komentin dhe foton me armë, ka reaguar këshilltari i saj Fanton Peci i cili shkruan se Vjosa Osmani për një kohë të gjatë po kërcënohet, por tashmë e ka kaluar këtë fazë dhe se çdo përpjekje për ta frikësuar atë është e kotë: Ajo ende guxon dhe sërish do të guxojë!

Statusi i këshilltari të Vjosa Osmanit:

Fushata e egër kundrejt u.d. Presidentes ka qe nje kohe te gjate qe po percillet edhe me kercenime me jete.

Të gjithë ata që po tentojnë t`i drejtojnë shtizat kah ajo, në fakt po i kthejnë kah vetja. Zonja Osmani është politikane që e ka kapërcy stadin e kërcënimeve dhe tendencave për denigrim.

Zonja Osmani për qytetarin e thjeshtë është personifikim i guximit e konsistencës, ndaj çfarëdo përpjekje për ta frikësuar apo kërcënuar është e kotë!

Ajo ende guxon dhe sërish do të guxojë!

Kosova shkon në zgjedhjet e parakohshme parlamentare me 14 shkurt.

*Tiranapost.al.