Kosova

Në Kosovë vazhdon rritja e rasteve, 87 të infektuar në 24 orë

Në Kosovë vazhdon rritja e rasteve, 87 të infektuar në 24

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik konfirmoi 87 raste të reja në Kosovë në 24 orët e fundit, nga 202 tamponë.

Numri i të infektuarve, që nga fillimi i pandemisë është 2677. Aktualisht janë 1.203 raste aktive.

Kosova ka një trend në rritje dhe nëse vazhdon kështu, kryeministri Hoti paralajmëroi sot se mund të rikthehen masat e izolimit total.

Deri tani kanë humbur jetën 49 njerëz.