Kosova

New Born i kushtohet grave këtë vit në Kosovë!

New Born i kushtohet grave këtë vit në Kosovë!

Siç është traditë monumenti New Born në Prishtinë ka ndryshuar pamje, ashtu si çdo vit, çdo 17 shkurt.

Tema e këtij viti është Winged Woman, pasi këtë 14 vjetor të Pavarësisë së Kosovës, New Born i kushtohet grave. Atyre në muzikë, në sport, në kinema e në çdo fushë që po na bëjnë krenarë, por edhe atyre që edhe sot e kësaj dite abuzohen e vriten në shtëpitë e tyre, para familjeve të tyre.

New Born i kushtohet grave këtë vit në Kosovë!

Fisnik Ismaili, ideuesi i këtij monumenti thotë që qëllimi është që të gjitha gratë të bëhen me krahë e të dinë që do të kenë një dorë që do i ndihmojë të ngrihen kur të rrëzohen.

New Born i kushtohet grave këtë vit në Kosovë!

New Born i kushtohet grave këtë vit në Kosovë!

Pikturimi i plotë i monumentit ende nuk ka mbaruar. Çdokush që dëshiron të marrë pjesë e ta përkrahë këtë kauzë mund të bashkohet edhe nesër për të vizatuar një fytyrë gruaje e për të lënë një gjurmë nga vetja.