Kosova

Nga 1 korriku, qytetarët e Kosovës s’do paguajnë 15 euro kur të shkojnë në Mal të Zi

Nga 1 korriku, qytetarët e Kosovës s’do paguajnë 15 euro

Kosova dhe Mali i Zi kanë nënshkruar sot një marrëveshje për heqjen e sigurimit kufitar mes dy vendeve. Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku, dhe drejtori i Shoqatës- Byrosë Nacionale të Siguruesve në Malin e Zi, Boris Saban u takuan sot sipas mediave të Kosovës, ku nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit për njohjen reciproke të certifikatave të sigurimit, për mbulimin e përgjegjësive në shkaktimin e dëmeve ndaj palëve të treta në territoret e ndërsjella në Republikën e Kosovës dhe Malit të Zi.

Kjo marrëveshje ka rëndësi pasi qytetarët e Kosovës nga data 1 korrik nuk do të paguajnë më sigurimin në vlerën 15 euro kur të shkojnë në Malin e Zi.

Sipas këtij memorandumi, drejtuesit e mjeteve motorike me targë të regjistrimit të Malit të Zi gjatë hyrjes në Kosovë do të prezantojnë Kartonin e Gjelbër valid, ndërsa në anën tjetër drejtuesit e mjeteve motorike me targë të regjistrimit të Kosovës gjatë hyrjes në Malin e Zi do të prezantojnë certifikatën e sigurimit TPL + valide, e cila aplikohet edhe në MoU-të me Maqedoninë dhe Serbinë.

*Tiranapost.al