Kosova

Nis me 1 orë e 30 minuta vonesë seanca e zgjedhjes së Presidentit në Kuvendin e Kosovës

Nis me 1 orë e 30 minuta vonesë seanca e zgjedhjes së Presidentit

Ndonëse seanca plenare për Zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës ishte planifikuar të fillonte në orën 18:00, deputetët kanë hyrë në sallë vetëm pak minuta më parë. Shkaku për këtë vonesë mund të kenë qenë negociatat mes LDK dhe VV që vazhdojnë në lidhje me përzgjedhjen e Vjosa Osmanit në postin e kryetares së shtetit.

AAK-ja e Ramush Haradinajt ka vendosur të mos marrë pjesë në seancën e sotme, një lajmërim ky që ka ardhur në minutat e fundit. Konkurrenti Vjosa Osmanit është Nasuf Bejtja.

Kujtojmë se në rast se Kuvendi dështon sërish që të prodhojë një President që do të zgjidhet me dy të tretat e deputetëve (82 vota), vendi do të shkojë në zgjedhje të parakoshme, vetëm një javë pas betimit të qeverisë së re.

Tiranapost.al