Kosova

Nisma ligjore në Kosovë: Të ndëshkohet kush thotë se nuk ka virus

Nisma ligjore në Kosovë: Të ndëshkohet kush thotë se

Teksa prezantoi një nismë ligjore për përballimin e situatës së koronavirusit, mbrojtjen e shëndetit publik dhe mundësinë që organet të kryejnë punën në përgjigje dhe në përputhje me atë që përcakton Kushtetuta, Vjosa Osmani nga parlamenti tha se kjo nismë ka dhe një fokus të veçantë: Ata që përdorin pozitën apo ndikimin e tyre në opionin publik dhe thonë se nuk ka koronavirus të cilët me këtë dezinformim duhet të ndëshkohen.

Vjosa Osmani nga LDK tha se kjo nismë ligjore e cila do prezantohet në Komisionin e Shëndetësisë në Kosovë është iniciuar nga ajo dhe pesë deputetë të Kosovës.

Osmani tha:

Me këtë ligj do të sanksionohen personat fizik dhe juridikë që zbatojnë masat e vendosura nga ana e qeverisë, që pritet që nëpërmjet amandamentit të bëhet detyruese, ku parashihen ndëshkime për ata që me ndikimin e tyre keqpërdorin duke thënë që nuk ka virus, sepse dëmi që e bëjnë në shoqëri është i madh dhe dezinformatat e tyre nuk do të duhej lënë pa u ndëshkuar. Përkundër situatës së rënduar nga pandemia Covid-19, ligji ka mbetur peng i politikave që nuk e vendosin shëndetin para politikave. Ky ligj që e kemi iniciuar së bashku me 5 deputetë të tjerë ka për qëllim që nëpërjmet kuzimeve të jetë me efektiv për parandalimin e kësaj pandemie në respektim të kushtetueshmërisë.