Kosova

Një ditë pas aksidentit tragjik me autobus, si është gjendja e të mbijetuarve

Një ditë pas aksidentit tragjik me autobus, si është gjendja

Një ditë pas aksidentit tragjik të emigrantëve nga Kosova që ishin nisur nga Frankurti për Prishtinë me autobus, flet Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në spitalin në Slavonski Brod, në Kroaci, Josip Samarxhiç.

Sipas tij, nga 42 pasagjerë që kishin nevojë për ndihmë mjekësore,15 prej tyre janë plagosur rëndë.

“Ne i mbajtëm ata në trajtim. 15 prej tyre kanë dëmtime të rënda trupore, dhe dy janë vendosur në njësinë e kujdesit intensiv dhe po kryhen të gjitha procedurat e kujdesit intensiv. Katër u operuan. Ne vazhdimisht po monitorojmë situatën”, tha mjeku në Dnevnik N1.

“Ne kemi 15 të mitur, njëri prej të cilëve ka dëmtime serioze. Kemi pasur ndihmë të madhe nga Ministria e Brendshme dhe Ambasada e Kosovës”, tha më tej mjeku që shton se pacintëve u është ofruar edhe këshillim psikologjik.

10 pasagjerë humbën jetën në këtë udhëtim. Shkak i aksidentit që ndodhi në Kroaci ishte bërë përgjumja e shoferit që prej shumë orësh drejtonte mjetin.

Kosova e ka shpallur të hënën e sotme ditë zie.