Kosova

Një e infektuar në Kosovë ka pasur kontakte me 96 persona! Rasti që po shqetëson vendin

Një e infektuar në Kosovë ka pasur kontakte me 96 persona! Rasti

Rasti i parë që u shënua me koronavirus në Mitrovicë është një grua. Por lajmi që po shqetëson më shumë institucionet është fakti se dyshohet se ka patur kontakte me gjithsej 96 persona, 84 prej të cilëve punëtorë të një qendre tregtare.

Komuna ka njoftuar se ata do të testohen dhe janë rekomanduar për vetëizolim për dy javët e ardhshme.

“12 personat e tjerë që do testojen janë familjarë”, u tha në njoftimin për media.

Pas këtij rasti u propozua masa shtesë për të gjitha supermarketet që veprojnë në Mitrovicë, në mënyrë që qytetarët të jenë të mbrojtur më shumë nga ky virus.