Kosova

Normalizimi i marrëdhënieve ekonomike! Termi që po përdoret për të përshkruar marrëveshjen Kosovë-Serbi

Normalizimi i marrëdhënieve ekonomike! Termi që po përdoret

Në Shtëpinë e Bardhë u nënshkrua marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, një marrëveshje që po përshkruhet me termin: Normalizim i marrëdhënieve ekonomike. Marrëveshja nuk është publikuar ende, por flitet të jetë vetëm në aspektin ekonomik dhe bashkëpunimit mes dy vendeve, Kosovë e Serbi dhe jo përfshirje territoresh, ndonëse ish kryeministri Haradinaj u shpreh kundër duke thënë se marrëveshja prek shfrytëzimin nga Serbia të liqenit të Ujmanit, një nga pikat më të nxehta të konfliktit për kufijtë.

Pasi firmosi ndarasi dy marrëveshjet për dy palët, presidenti amerikan tha se ky është një moment historik:

Është vërtetë historike, jemi angazhuar në normalizim eknomik në kushte shumë të rëndësishme për dekada pas një historie tragjike, administrata ime propozon mënyra të reja duke u fokusuar tek rritja ekonomike. Mendoj se do funksionojnë mjaft mirë të punojmë me dy palët për bashkëpunim ekonomik. Serbia dhe Kosova njerëz të shkëlqyer në SHBA që e duan vendin e tyre dhe është gjë e mirë. Në të kaluarën ka pasur shumë vdekje dhe kemi bërë shumë punë për të arritur paqe dhe në lindjen e Mesme. Kosova dhe Izraeli kanë vendosur të normalizojnë dhe të vendosin marrëdhënie diplomatike. Jm krenar për dy drejtuesit. Unë pres të shkoj në dy vendet në një të ardhme jo shumë të largët.

Kryeministri i Kosovës Avudall Hoti tjha se kjo nuk është një marrëveshje finale mes dy vendeve, por hap i madh që i përafrohet marrëveshjes finale me njohje reciproke nga dy palët. Hoti tha se të hënën do të vijojnë bisedimet në Bruksel me presidentin Vuçiç për të vijuar bisedimet.

‘Është një lajm shumë i mirë dhe një hap që shënon përparim të madh dhe që do çojë në njohjen e ndërsjellë Kosovë-Serbi’, tha kryeministri Hoti.