Kosova

Nuk dihej asgjë për fatin e saj, familja merr lajmin e hidhur për 18-vjeçaren që ndodhej në autobusin që u aksidentua në Kroaci

Nuk dihej asgjë për fatin e saj, familja merr lajmin e hidhur për

Pak orë më parë kushëriri i Anjeza Bellanicës foli për mediat dhe tregoi se nuk dihet asgjë për fatin e kushërirës së tij. 18-vjeçarja ndodhej në autobusin që ishte nisur nga Frankfurti për në Prishtinë dhe u aksidentua në Kroaci pas përgjumjes së shoferit.

Familjarët deklaruan se nuk kishin asnjë informacion dhe se vajza e tyre nuk gjendej në asnjë spital po ku trajtohet gati 40 të lënduarit e mbijetuar. Daja e saj ka folur sërish për mediat dhe ka dhënë lajmin se Anjeza është një prej viktimave fatkeqe të këtij aksidenti. Autoritetet lokale në Kroaci i kanë konfirmuar humbjen e saj.