Kosova

Nuk e besoja se koronavirusi ekzistonte, po ja ku jam tani që më zuri!

Nuk e besoja se koronavirusi ekzistonte, po ja ku jam tani që më zuri!

Në Spitalin rajonal të Vushtrisë në Kosovë, janë tetë pacientë të shtruar me simptoma të koronavirusit. Njëri prej tyre i cili është shtruar që ditën e shtunë ka treguar se para se të infektohej nuk e besonte se ekzistonte, duke u bërë kështu pjesë e teoricienëve konspirativë. Por tani ai është shtruar dhe dy nga shenjat me të cilat po përballet është problemi i frymëmarrjes dhe temperatura e lartë.

Për Klan Kosova ai ka treguar:

“Nga e shtuna jam kështu, tani jam pak më mirë. Me frymëmarrjen kam probleme prej tre ditësh. Armik i fshehtë ishte ky virus, nuk e kam besuar as unë se ekzistonte, por tani e besoj se më ka zënë”.

Sot në Kosovë u konfirmuan 123 raste të reja me koronavirus dhe 6 viktima. Në total Kosova ka 118 viktima.