Kosova

Nuk e di a ishte rastësi apo intrigë që akuzat dolën në mes të rrugës për Uashington

Nuk e di a ishte rastësi apo intrigë që akuzat dolën në

Ligji i vetëm që kam shkelur është ai i Millosheviçit! Hashim Thaçi, presidenti i Kosovës mohon akuzat për krime lufte nga prokuroria e Hagës, duke thënë se nëse do kthehej pas do bënte të njëjtën dhe gjithçka për lirinë e Kosovës. U shpreh i gatshëm të përballet me akuzat dhe përmendi faktin se akuzat e pavërtetuara dolën kur ai ishte nisur për në Uashington për dialogun Kosovë Serbi.

Hashim Thaçi:

Unë nuk jam i rënë nga qielli, fati në rrethana historike ma përcaktoi vijën e jetës dhe sjelljes time. Politika ishte mision i shenjtë për ti shërbyer vendit. Nuk gjendet as në Kosovë e askund dikush që ti kem borxh, por kujtdo që ma ka dhënë edhe vëtëm njëherë votën sonte dua ti them: Më falni nëse skam bërë gjithë ato që ke pritur prej meje port ë jesh i bindur që besimin tënd nuk e kam shpërdorur kurrë.

Kosova po hyn në kapitull të ri dhe aspak të lehtë por kjo nuk është asgjë e re pasi historia jonë ka pasur shumë periudha të vështira sfiduese. Ky është kapitull i ri dhe për mua në këto momente por ende nuk e di sa i vështirë do jetë. Por jam gati të shkruaj këtë kapitull me të vërttën time përballë kujtdo qoftë. Nuk e di a ishte rastesi apo intrigë që mes të rrugës për Uashington doli njotimi për një aktakuzë të pakonfirmuar, a thua se ky do jetë çmimi i i fundit për ta paguar për Kosovën e lirë, rrugen ma prenë po jo besimin tek vlerat e SHBA-ve. Ajo është shtepia e pavarësisë së Kosovës. Duhet të vazhdojmë para.

Hashm Thaçi tha se nuk do japë dorëheqjen pa u zyrtarizuar akuzat: Nëse konfirmohen do liroj zyrën dhe do përballem. Fillimisht do konsultohem me liderët politikë.