Numërohen votat e diasporës në Kosovë! Sërish dominon bindshëm Vetëvendosja

E Martë 2 Mars 2021, 20:57
TiranaPost
Po ashtu si në çdo demografi votuesish edhe në votën e diasporës në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje është bindshëm në krye. Deri tani janë numëruar 17.159 vota prej 56.910 që janë në total dhe VV ka marrë plot 12.700 prej tyre.
Pas përfundimit të këtij procesi i cili ndjek numërimin e votave me kusht do të përmbyllet procesi elektoral dhe pritet të certifikohen zgjedhjet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duke i hapur rrugën administratës së re e cila është votëbesuar në masë, por i duhet të përballet me sfida të mëdha si në planin diplomatik/politik ashtu dhe në atë ekonomik.
Rezultatet e numërimit të votës të diasporës në Kosovë deri në orën 19:00
LVV – 12,700 vota
PDK – 1,499 vota
LDK – 1,440 vota
AAK – 732 vota
NISMA – 162 vota
Tiranapost.al