Kosova

Numri i të infektuarve në Kosovë, më i larti që prej fillimit të pandemisë

Numri i të infektuarve në Kosovë, më i larti që prej

514 raste të reja infektimesh. Ky është numri më i lartë i regjistruar gjatë një dite, në Kosovë. 

Gjatë 24 orëve të fundit, humbën jetën 3 pacientë.

Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë, që prej marsit e deri më 31 tetor janë regjistruar 19,842 raste me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

Kurse numri i viktimave ka shkuar në 681.

Ministria e Shëndetësisë sot njoftoi masat e reja ndaj koronavirusit.

Që nga kufizimi i veprimtarisë së qendrave tregtare dhe sektorit të gastronomisë nga ora 21:00 deri në orën 05:00. Po ashtu, personat mbi 65 vjeç do të kenë orar të lëvizjes. Ata mund të dalin nga ora 06:00 deri në orën 10:00 si dhe nga ora 16:00 deri në ora 19:00.