Kosova

Nurellari: Zgjedhjet në Kosovë, fitore e opozitës dhe ‘shuplakë’ për Kurtin

Nurellari: Zgjedhjet në Kosovë, fitore e opozitës dhe
Zgjedhjet lokale në Kosovë ishin fitore për opozitën dhe “shuplakë” për Vetëvendosjen, tha në një lidhje të drejtpërdrejtë me Euronews Albania politologu Adri Nurellari, njëkohësisht edhe anëtar i PDK-së.

“Nga një triumf i madh që VV kishte me 50% të votave, tashmë kanë vetëm gjysmën. Kjo ishte një shuplakë për keqqeverisjen dhe për arrogancën e Kurtit”, u shpreh z. Nurellari.

Për politologun, Vetëvendosja po merr pasqyrimin e bilancit të vet të qeverisjes në pushtetin lokal.

“Është vënë re një tendencë e njëjtë si në qeverisje lokale, pa energji dhe vizion, shoqëruar edhe me skandale të shumta”, tha Adri Nurellari.

Për rezultatin e PDK-së, politologu tha se ishte i pritshëm, pasi e mori veten prej një goditje të rëndë që ishte shkuarja në Hagë të dy liderëve të mëparshëm. Ai tha se PDK u fut në garë me një frymë freskie ku rimëkëmbi votat.

Sipas rezultateve, në zgjedhjet lokale në Kosovë, në raundin e parë janë zgjedhur kryetarët e 17 komunave, ndërkaq në balotazh do të shkojnë 21 komuna.

*Artikull i Euronews