Kosova

OBSH: Sot mbërrijnë vaksinat e para anti-Covid në Kosovë

OBSH: Sot mbërrijnë vaksinat e para anti-Covid në Kosovë

Në Kosovë pritet të mbërrijnë sot dozat e para të vaksinave anti-Covid. Lajmi është bërë me dije nga drejtori i OBSH-së për Europën. Në një postim në Twitter, Hans Kluge shkruan se sot do mbërrijnë vaskinat nga AstraZeneca të shpërndara përmes skemës Covax.

Kosova është i vetmi vend në rajon dhe Europë që ende nuk kishte siguruar asnjë vaksinë. Ndërsa mjekëve iu sigurua vaksinimi nga Shqipëria. Mjekët e Kosovës vijojnë të vaksinohen në qendrat e ngriruta në Kukës, një premtim i kryeministrit Edi Rama që në mbërritjen e dozave të para të vaksinës në Shqipëri. Në total janë 11 mijë mjekë dhe infermierë të Kosovës të cilët do të vaksinohen me dozat e dhuruara nga Shqipëria.

OBSH: Sot mbërrijnë vaksinat e para anti-Covid në Kosovë

Pritët të mbërrijnë 24 mijë doza, sipas mediave në Kosovë. Në skemën e Covax, Kosovës i janë caktuar 100 mijë e 800 doza.

*Tiranapost.al