Sulmohet efektivi i policisë në pikën kufitare të Jarinjës

E Mërkurë 22 Mars 2023, 10:41
TiranaPost
Një efektiv policie është sulmuar fizikisht në pikën e kalimit kufitar në Jarinjë të Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur policia e Kosovës përmes një njoftimi, ku thuhet se polici është sulmuar nga një person i panjohur, i cili pas sulmit është larguar në drejtim të paditur.
Punonjësi i policisë aktualisht ndodhet në spital dhe po mbahet nën kujdesin e mjekëve.
Autoritetet kanë nisur hetimet dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.