Kosova

Sulmohet për herë të pestë policia e Kosovës në veri

Sulmohet për herë të pestë policia e Kosovës në

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në orët e para të mëngjesit kanë ndodhur dy shpërthime në Sharpej të Jarinjës.

Shpërthimet kanë pasur shënjestër një makinë policie. Dyshimet janë se mjetet piroteknike janë hedhur nga territori i Serbisë. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar dhe as dëme materiale.

“Nga shikimi i vendit të ngjarjes është vërejtur se në xhamin e veturës policore ka mbetur një copë letre (dyshohet mbështjellës i mjeteve piroteknike). Ngjarja ka ndodhur në një pjesë që është afër territorit të Serbisë dhe dyshimi i bazuar është se këto mjete janë hedhur nga territori i Serbisë. Policia ka qenë duke monitoruar një rrugë ilegale të mbyllur kohë më parë dhe e cila përdorej për kontrabandë të mallrave. Nga ky rast, nuk ka persona të lënduar as dëme materiale. Policia është duke e trajtuar rastin dhe do të vazhdojë aktivitete operative për të parandaluar aktet kriminale trans-kufitare në atë zonë dhe ofrimin e sigurisë për të gjithë”, thuhet në deklaratë.

Ky është rasti i pestë brenda katër ditëve të fundit.