Kosova

Pas akuzave të Mimoza Kusari-Lilës se nuk u vetizolua, reagon kryeministri Hoti

Pas akuzave të Mimoza Kusari-Lilës se nuk u vetizolua, reagon

Kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar pas akuzave të deputetes së Lëvizjes Vetëvendosja, Mimoza Kusari-Lila, e cila tha se Hoti nuk e ka respektuar protokollin dhe se nuk është vetizoluar në momentin që pati shenja të Covid-19.

Pas akuzave të Mimoza Kusari-Lilës se nuk u vetizolua, reagon

Ajo kërkoi shkarkimin e tij, ndërkaq Hoti i përgjigjet në një status:

“Edhe pse nuk kam pas asnje shqetesim serioz, me paraqitjen e nje kolle te lehte te dielen, bashkepunetoret me rekomanduan te testohem. Testimin e kam bere te dielen rreth ores 16. Ne momentin qe jam testuar, jam izoluar ne pritje te rezultatit, pasi keshtu eshte protokolli i rekomanduar nga mjeket. Sapo e kam marre rezultatin, e kam bere publik. Kushdo qe deklaron ndryshe nuk e thote te verteten”.