Kosova

Mbyllet takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, përgjigjja e Vuçiç që acaroi Albin Kurtin

Mbyllet takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, përgjigjja e

Në Bruksel është mbyllur takimi trepalësh mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit Serb Aleksandër Vuçiç dhe përfaqësuesve të Bashkimit Europian, Josep Borrell, dhe përfaqësuesit të Posaçëm nga BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Presidenti serb sipas mediave ka thënë se u ra dakord për vijimin e dialogut në nivelin më të lartë deri në fund të korrikut. Ai shtoi se ishte pyetur nëse do e njohë Kosovën dhe pasi ka thënë asnjëherë: Kurti shpërtheu, tha Vuçiç duke shtuar: 'Kurti erdhi që të mos binte dakord për asgjë. Kjo ishte një përpjekje për t’i dhënë fund dialogut.’

Ndërsa pritet edhe një reagim nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Ky është takimi i parë që u zhvillua mes kryeministrit të Kosovës dhe presidentit serb. Mediat kanë publikuar foton nga takimi ku të dy qëndrojnë përballë njëri tjetrit.

Mbyllet takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, përgjigjja e

Takimi u zhvillua për rinisjen e procesit të dialogut mes palëve, por i vetëdijshëm për situatën dhe ngjarjet historike mes dy vendeve, përfaqësuesi i lartë Josep Borrell ka deklaruar: E di që dialogu është proces i vështirë, por është i domosdoshëm për të dy palët. Ai shtoi se ndihet i lumtur që dialogu po zhvillohet në një kohë kur BE po vizitohet edhe nga presidenti amerikan Joe Biden.

Kosova dhe Serbia nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi ekonomik në SHBA, në kohën kur Trump ishte president.

*Tiranapost.al