Kosova

Ç’po ndodh në Kosovë? Sapo betohet qeveria e re, Serbia ndalon fushatën e mosnjohjes

Ç’po ndodh në Kosovë? Sapo betohet qeveria e re, Serbia

Me qeverinë e re duket se dialogu Kosovë-Serbi po rifillon, me mbështetjen e SHBA-ve dhe BE. Në një vendim të pazakontë, mësohet se Serbia do i japë fund fushatës së mosnjohjes së Kosovës si shtet i pavarur, dhe kështu për të rifilluar dialogun.

Lajmin e bën me dije, Radio Evropa e Lirë që i referohet burimeve diplomatike nga Serbia.

Nuk dihet ende nëse ka ndodnjë premtim nga pala e Kosovës, apo mos ndoshta kanë ndikuar ndërkombëtarët. Vetë Beogradi zyrtar nuk ka lëshuar një deklaratë që e vërtëton këtë lajm.

Megjithatë burime zyrtare nga REL, por që nuk përmenden në emër kanë treguar:

 “Si pjesë e vullnetit të mirë për të krijuar një atmosferë të favorshme për vazhdimin e dialogut, palët në Beograd kanë rënë dakord të mos vazhdojnë me këtë fushatë”.

Kryeministr i ri i Kosovës është Avdullah Hoti, i cili vjen nga radhët e LDK-së, i shkarkuar nga qëverisja që nuk zgjati shumë e Albin Kurtit të Vetëvendosjes.