Kosova

Politikanët në Kosovë shpërfillin këshillën e ekspertëve: Zgjedhjet lokale s'do shtyhen

Politikanët në Kosovë shpërfillin këshillën e

Nuk do të shtyhen zgjedhjet lokale në Kosovë. Ato do të mbahen siç ishin parashikuar, më 17 Tetor. Politika e Kosovës nuk ka gjetur konsensusin për të shtyrë zgjedhjet, të rekomanduar nga ekspertët shëndetësorë për shkak të situatës me koronavirusin, ku në javët e fundit ka patur rritje të ndjeshme me të infektuar dhe shtrime në spitale.

Në deklaratën për shtyp, presidentja Vjosa Osmani tha se nuk u gjet konsensusi mes pozitës dhe opozitës.

“Përkundër rekomandimit të ekspertëve shëndetësorë për ndikimin e procesit zgjedhor në situatën epidemiologjike, partitë politike s’u pajtuan me shtyrjen e zgjedhjeve. Do ta respektoj këtë vendim, por asesi nuk do të thotë se pajtohem me këtë. Pra data e zgjedhjeve mbetet ashtu si ka qenë”.

Presidentja Osmani shtoi se shtyrja e zgjedhjeve mund të bëhej deri në dy muaj, për t’i dhënë mundësi edhe stafit shëndetësor për të vënë situatën nën kontroll. Nuk dihet se çfarë do ndodhë në vijim, nëse partitë do mund të gjejnë konsensusin. Ndërkaq, mësimi në Kosovë për shkak të Covid është shtyrë me dy javë.

*Tiranapost.al.