Kosova

Presidenti amerikan i shkruan Vjosa Osmanit: Dialogu Kosovë-Serbi të përqendrohet tek njohja reciproke

Presidenti amerikan i shkruan Vjosa Osmanit: Dialogu Kosovë-Serbi të

Presidenti amerikan Joe Biden i dërgon një letër presidentes së Kosovës Vjosa Osmane. Në letrën e publikuar, Bideon ofron mbështetje në emër të SHBA-ve ndërsa thekson se marrëveshja gjithëpërfshirëse përfundimtare e dialogut me Serbinë duhet të bazohet tek njohja reciproke.

Presidenti Biden shprehet se do punojë me Presidenten Osmani në çështjet me prioritet të cilat kanë të bëjnë me forcimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit, mbrojtjen e të drejtave të pakicave dhe bashkësive fetare, rimëkëmbjen nga pasojat e pandemisë Covid-19, zhvillimin ekonomik apo sigurimin e të ardhmes së qëndrueshme energjetike.

Presidenti amerikan i shkruan Vjosa Osmanit: Dialogu Kosovë-Serbi të

Thirrjes së Vjosa Osmanit ndaj SHBA-ve për vaksina përmes një letre të shkruar në muajin mars, presidenti Biden i përgjigjet pozitivisht duke bërë me dije se me shtimin e sasisë së vaksinave SHBA-të do punojnë me partnerët për shpërndarjen e tyre dhe se ekipi i tij do jetë ne kontakt me Presidenten për realizimin e synimit.

Mes të tjerash në letrën e Joe Biden për Osmanin thuhet:

“SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet për sigurimin e paqes së qëndrueshme dhe dialogut produktiv ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe përfundimisht marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizim, e cila besojmë se do të duhej të përqendrohej në njohjen reciproke”.

Presidenti amerikan i shkruan Vjosa Osmanit: Dialogu Kosovë-Serbi të

Presidenti amerikan i shkruan Vjosa Osmanit: Dialogu Kosovë-Serbi të

*Tiranapost.al.