Kosova

Programi i Ringjalljes Ekonomike, qeveria e Kosovës jep 100 euro në muaj për punonjësit e administratës

Programi i Ringjalljes Ekonomike, qeveria e Kosovës jep 100 euro në

100 euro shtesë duke nisur nga paga e muajit pasardhës për çdo punonjës buxhetor. Është kjo masa e marrë nga qeveria e Kosovës në mbështetje të familjeve të cilat janë prekur nga kriza e çmimeve.

“Sipas këtij vendimi ndahen mjete buxhetore në shumën prej 7.300.000,00 € për zbatimin e pikës 1.4 të Vendimit të Qeverisë Nr. 10/69, të datës 13.04.2022, si masë për shtimin e mbështetjes për qytetarët e Republikës së Kosovës, Masa 3.6 – Mbështetja e likuiditetit familjar të Pakos së Ringjalljes Ekonomike”, thuhet në vendim.

Këto para do të merren nga “Programi i Ringjalljes Ekonomike”.