Kosova

Propozimi i Haradinaj për situatën në veri: Rikthim andej nga e nisëm, te plani 21-ditësh

Propozimi i Haradinaj për situatën në veri: Rikthim andej nga e

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për Zërin e Amerikës tha se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të jetë pjesë e marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbis. Ai u shpreh se qeveria duhet të trajtojë me kujdes situatën në veri.

“Rrugëdaljen e shoh në rikthim, pra jo në përqendrimin vetëm në Asociacionin, por rikthim në pikënisje, qoftë edhe në periudhën para planit të tabelave, planit të famshëm 21 ditësh, por rikthim te marrëveshja bazike”, tha ai.

Haradinaj tha se propozimi evropian i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara për një marrëveshje Kosovë – Serbi paraqet njohje të ndërsjellë pavarësisht se kjo nuk përmendet në dokument.