Kosova

Pse Holanda thotë se Kosova nuk është gati për liberalizimin e vizave

Pse Holanda thotë se Kosova nuk është gati për liberalizimin

Holanda është një prej shteteve që bllokon procesin e liberalizimit të vizave në Kosovë. Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Holandës, Bo de Koning, ka folur për KosovaPress duke thënë se Kosova nuk bind në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ajo ka thënë se edhe në Këshillin e Europës ku është diskutuar çështja e liberalizimit të vizave nuk ka pasur përkrahje të mjaftueshme nga shtetet.

Përveç Holandës, edhe Franca dhe Belgjika janë skepktike nëse qytetarëve të Kosovës duhet t'u liberalizohen vizat për të udhëtuar vetëm me pasaportë biometrike nëpër Europë. Këto vende kërkojnë që të bëhet me shumë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Për Kosova Press zëdhënësja e ministrisë së jashtme holandeze ka thënë:

“Deri më tani, në Këshill ka përkrahje të pamjaftueshme për liberalizimin e vizave për Kosovën. Siç e dini, liberalizimi i vizave është një proces teknik, i cili drejtohet nga standardet që duhet t’i përmbushë një vend në mënyrë të qëndrueshme, para se Këshilli të marrë vendim për heqjen e vizave. Kur Komisioni Evropian së fundi raportoi për këtë çështje, shteti i Holandës arriti në përfundim se konkluzionet për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivelin e lartë nuk ishin mjaft bindëse. Kosova mund të llogarisë në mbështetjen tonë përmes projekteve, këshillave dhe ekspertëve për të arritur këto rezultate të qëndrueshme në luftimin e këtyre dukurive. shtoi ajo. Për Holandën është e rëndësishme që korrupsioni i nivelit të lartë jo vetëm të ndiqet penalisht, por të ketë edhe zbatim efektiv të dënimeve ndaj atyre që janë përgjegjës. Planet e Qeverisë për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar janë inkurajuese, andaj po presim të shohim rezultatet, meqë kjo është një nga prioritetet e tyre”.

Kosova është i vetmi shtet në Ballkanin Perëndimor pa liberalizim vizash.

*Tiranapost.al.