Kosova

Publikohet lista e qeverisë së re që do drejtojë Kosovën

Publikohet lista e qeverisë së re që do drejtojë

Javën e ardhshme pritet të mbahet seanca për formimin e qeverisë së re në Kosovë, në krye të së cilës do jetë Avdullah Hoti.

Një listë me emrat e mundshëm të kabinetit të ri qeveritar po qarkullon nga “Koha”, por ende jo zyrtare.

Emrat e Qeverisë Hoti, pa Listën Serbe, pritet të jenë këta:

Driton Selmanaj – Zëvendëskryeministër

Hykmete Bajrami (Ministre aktuale e Arsimit) – Ministre e Financave

Vlora Dumoshi, mbetet në Ministrinë e Kulturës

Agim Veliu – Ministër i Punëve të Brendshme.

Arban Abrashi, Ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit

Armend Zemaj – Ministër i Bujqësisë

Besian Mustafa (aktualisht ministër i Bujqësisë) – Ministër i Integrimeve Evropiane

Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes (në rast se kjo Ministri i shkon AAK-së atëherë LDK-ja e merr Ministrinë e Shëndetësisë me ministër Valbon Krasniqi).

AAK

Besnik Tahiri – Zëvendëskryeministër

Meliza Haradinaj – Ministre e Punëve të Jashtme

Selim Selimi – Ministër i Drejtësisë

Blerim Kuqi – Ministër i Zhvillimit Ekonomik

Ramë Lika – Ministër i Arsimit

NISMA vetëm ka propozuar emrat, por nuk është caktuar ende ndonjë ministri:

Durim Limaj

Skënder Reçica

Mevludin Krasniqi