Qytetarët në protestë në Prishtinë kundër Asociacionit

E Shtunë 25 Mars 2023, 18:51
TiranaPost
Qindra qytetarë kanë protestuar sot në Prishtinë, kundër marrëveshjes së arritur mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç më 18 mars në Ohër.
Protestuesit kërkuan dorëheqjen e Kurtit me arsyetimin se nuk ka mandat të krijojë asociacionin e komunave serbe.
“Marrëveshja e Ohrit paraqet një faqe të keqe të përpjekjes sonë institucionale Duhet të vazhdojmë me përpjekjet tona për ta ndalur qeverinë e cila është e qartë që është dorëzuar para nevojës për të mbajtur pushtet,” tha kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj.
Në fund të protestës nuk mungoi hedhja e tymit të zi dhe mjeteve piroteknike.