Kosova

Richard Grenell kërcënohet me jetë, poston mesazhin që i ka ardhur në Instagram

Richard Grenell kërcënohet me jetë, poston mesazhin që i ka

Ish i dërguari special i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi ka marrë një kërcënim për jetën. Në Instagramin e Richard Grenell ka mbërritur një mesazh nga një person me emrin Bekim Xhika i cili i ka shkruar: "Nëse vjen në Shqipëri do të të presim kokën. Të gjithë po të presim. Nuk harrojmë, mos e harro këtë’’.

Mesazhin e ka publikuar vetë Grenell në rrjetet sociale ku kërkon që rasti të trajtohet nga policia lokale shqiptare duke shtuar se disa nuk refektojnë. Por ky nuk ka qenë i vetmi kërcënim pasi në një postim tjetër Grenell ka treguar se dikush i ka dërguar emoji me thikë: Dhuna dhe homofobia janë të neveritshme. Unë jam gjithmonë i lumtur për të lexuar komente të zhytura në mendime, por njerëzit nuk e dëgjojnë mendimin tuaj kur ju bëni kërcënime fizike.

Richard Grenell kërcënohet me jetë, poston mesazhin që i ka

Richard Grenell kërcënohet me jetë, poston mesazhin që i ka

Richard Grenell kërcënohet me jetë, poston mesazhin që i ka

Richard Grenell kërcënohet me jetë, poston mesazhin që i ka

Por pse i ka ardhur ai mesazh? Kërcënimi mund të ketë lidhje me nderimin që Grenell iu bëri serbëve për Vivodanin, në 630 vjetorin e Betejës së Kosovës.

Vidovdan është një festë kombëtare dhe fetare serbe, që festohet më 28 qershor, ose 15 qershor sipas kalendarit Julian. Kisha Serbe e cakton atë si ditën përkujtimore të Shën Princit Lazar dhe martirëve të shenjtë serbë të rënë gjatë Betejës së Kosovës kundër Perandorisë Osmane më 15 qershor 1389.

*Tiranapost.al.