Kosova

Rrëzohet qeveria e Albin Kurtit

Rrëzohet qeveria e Albin Kurtit

Me 82 vota pro, 32 kundër dhe 1 abstenim është votuar në Kuvendin e Kosovës mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë së Albin Kurtit të Vetëvendosjes.

Shkarkimi i ministrit të Brendshëm që vinte nga radhët e LDK-së sollën krisjen me partinë në koalicion me LDK-në ,kërkesën po nga LDK për mocionin dhe rrëzimin në fund të qeverisë.

Vetëvendosja fitoi zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë, dhe formoi qeverinë me Isa Mustafën e LDK-së pas shumë përpjekjesh dhe mosmarrëveshjesh lidhur me postet minsitrore. Albin Kurti disa ditë më parë vendosi heqjen e taksës për mallrat serbe, për lëndën e parë.

Ndërkombëtarët paralajmëruan dje politikanët e Kosovës të përqendroheshin më shumë tek lufta ndaj koronavirusit. 

Rrëzohet qeveria e Albin Kurtit