Kosova

Sa vite mund të dënohet shoferi që e zuri gjumi dhe shkaktoi aksidentin me 10 viktima, turistë të Kosovës në Kroaci

Sa vite mund të dënohet shoferi që e zuri gjumi dhe shkaktoi

Mediat kroate kanë publikuar fotot e shoferit 52 vjeçar i cili shkaktoi aksidentin fatal me 10 viktima në Kroaci. Ai u dërgua në prokurori ku pritet të marrë masën e paraburgimit. Mediat kroate shkruajnë se ai nuk i shmanget kësaj mase, ndërsa pranoi se e zuri gjumi në timonin e autobusit me turistë të Kosovës që udhëtonin nga Frankfurti në Prishtinë.

Sa vite mund të dënohet shoferi që e zuri gjumi dhe shkaktoi

Sa vite mund të dënohet shoferi që e zuri gjumi dhe shkaktoi

Zëdhënësi i Departamentit të Policisë Kroate ka treguar se ai u mor në pyetje pa avokat dhe pa përkthyes pasi e kupton gjuhën kroate. Ai u shfaq me pranga në duar i shoqëruar nga dy policë, me maskë anti-Covid dhe mbante veshur këmishën ku dallohen disa shenja gjaku pas aksidentit tragjik.

Sa vite mund të dënohet shoferi që e zuri gjumi dhe shkaktoi

Por sa mund të dënohet?

Sipas zyrtarëve, gjykimi do të bëhet në vendin ku ndodhi aksidenti, pra në Kroaci. Sipas ligjit në atë shtet, shkaktarët e aksidenteve rrugore me pasojë jetën çon në një dënim maksimal deri në 15 vite burg, por mbetet për t'u pritur vendimi i Gjykatës.

Si pasojë e aksidentit të të dielës, 9 pasagjerë dhe shoferi rezervë i autobusit humbën jetën. 42 pasagjerë të tjerë janë lënduar, ku 15 prej tyre janë në gjendje më të rënduar. Mediat kroate tregojnë se personi më i ri që ndërroi jetë ishte 18 vjeç ndërsa më i rrituri i moshës 65 vjeç.

Sa vite mund të dënohet shoferi që e zuri gjumi dhe shkaktoi

Sa vite mund të dënohet shoferi që e zuri gjumi dhe shkaktoi

Kosova e shpalli ditën e sotme ditë zie, ndërsa reagimet me mesazhe ngushëlluese kanë qenë të shumta edhe nga Shqipëria.

*Artikulli i 'jutarnji.hr' përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.