Kosova

Seanca në Hagë për Thaçin e ish krerët e UÇK/ Prokuroria kërkon afat deri në shtator për të dorëzuar dosjen, avokatët: Absurde

Seanca në Hagë për Thaçin e ish krerët e UÇK/

Ish krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, dolën sot para seancës së radhës në Dhomat Speciale të Hagës, ku prokuroria ka kërkuar që dosjet e plota të dorëzohen në javën e dytë të shtatorit., ku pretendon se janë dëshmi me zë e figurë që implikon ish krerët e UÇK në krime lufte në Luftën e Kosovës kundër Serbie.

Prokurorja deklaroi:

"Deri në javën e dytë të shtatorit, arsyeja është për shkak të afateve të reja që keni vënë ju për rikategorizimin e provave, ndonëse ne jemi të fokusuar për detyrimet tona sa i përket nxjerrjes dhe i kemi fokusuar. Nënkategorizimi i materialeve kërkon kohë që e zgjat kohën e përfundimit të kësaj procedure".

Por për avokatët e Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit e konsideruan shtyrjen e këtij afati si absurde. Duke përmendur edhe 22 vjetorin e nisjes së bombardimeve të NATO-së kundër Serbisë.

"Më çudit ajo që thotë prokuroria, çfarë nevoje ka për të bërë hetime në këtë fazë, jemi këtu sot. Sot kemi 22 vjet pasi NATO ka bombarduar Serbinë, dhe ja ku jemi sot në 2021 me një aktakuzë, çfarë nevoje ka që të bëhen hetime të mëtejshme, këtë e bëjnë për të përforcuar një dosje që nuk është aq e fortë. Në mes të qershorit të japë një dosje të detajuar paraprake", tha avokati Hooper.

Avokatët kanë kërkuar gjithashtu që brenda 4 javësh të kenë në dispozicion materialet me video të dëshmitarëve pasi mund të ketë gabim, edhe të qëllimshme në përkthim. Kërkesa u citua nga gjykatësi, ndërsa prokuroria e ka cilësuar si jo të bazuar në ligj.

"Është një kërkesë që është bërë pa e bërë të ditur bazën ligjore, për të gjitha intervistat e dëshmitarëve nuk ka, ka incizime për pjesën më të madhe të provave të prokurorisë të cilat janë transkiptuar, por jo audio dhe video për intervistat e dëshmitarëve".

Seanca vijon...

*Tiranapost.al.