Kosova

Shifra të larta në Kosovë, 12 persona humbin jetën për shkak të Covid

Shifra të larta në Kosovë, 12 persona humbin jetën për

Kosova vijon të raportojë shifra të larta për shkak të pandemisë Covid 19, ndërkohë që vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar 645 raste pozitive nga 1.542 teste të kryera për të dyshuar.

Ndërkaq, edhe 12 qytetarë nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me virusin e rrezikshëm. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (80, 72 vjeç), Pejë 2 raste (88, 75 vjeç), Deçan 1 rast (85 vjeç), Ferizaj 1 rast (76 vjeç), Gjakovë 1 rast (68 vjeç), Mitrovicë 1 rast (53 vjeç), Prishtinë 1 rast (86 vjeç), Prizren 1 rast (82 vjeç), Rahovec 1 rast (80 vjeç), Shtime 1 rast (71 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 34.940 raste nga 132.728 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, ndërsa numri imviktimave ka shkuar në 926.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 353 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 21.396 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.618.