Kosova

Shkon në 24 numri i të infektuarve nga Covid-19 në Kosovë

Shkon në 24 numri i të infektuarve nga Covid-19 në Kosovë

Është rritur me dy raste të reja numri i të infektuarve nga koronavirusi në Kosovë duke e çuar numrin total në 24. Mësohet se nga 77 analiza, dy kanë rezultuar pozitivë, nga grua e moshës 53 vjeçe nga SUhareka dhe një 43 vjeçar nga Gjakova. Lajmi u bë me dije përmes një njoftimi nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë.

Njoftimin e plotë e gjeni këtu:

“Sot me 20.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 77 mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe dy prej tyre janë pozitive. Të dy rastet pozitive janë raste kontakti, njëra prej tyre, me vendbanim në Suharekë ,e gjinisë femër, 53 vjeçare dhe tjetri me vendbanim në Gjakovë i gjinisë mashkullore i moshës 43 vjeçare.

Nga data 08.02.2020 deri me 20.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 417 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej njëzet e katër raste kanë rezultuar pozitive.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK’së.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës edhe një herë ka bërë thirrje për të qëndruar në shtëpi.
“QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN! MBANI DISTANCË SOCIALE PËR 2 METRA! NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!Ju faleminderit për mirëkuptim!