Kosova

Shtatoret e Skënderbeut dhe Adem Jasharit turpërojnë komunat që i ndërtuan. Rrjeti shpërthen në akuza për vjedhje fondesh. Vjen reagimi i parë

Shtatoret e Skënderbeut dhe Adem Jasharit turpërojnë komunat

Shtatorja e Skënderbeut dhe Adem Jasharit në Prizren mund të dërgohen për rimodelim. Pas përurimit të tyre më 28 Nëntor, në Ditën e Flamurit, nisën kritikat në rrjetet sociale apo në media për mënyrën se si u paraqitën.

Shtatoret e Skënderbeut dhe Adem Jasharit turpërojnë komunat

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, reagoi për herë të parë për shtatoret përmes një postimi në Facebook, ku fillimisht vlerësoi kritikat, “është më mirë kritika për shkak të dashurisë, se sa heshtja për shkak të moskokëçarjes”.

Shtatoret e Skënderbeut dhe Adem Jasharit turpërojnë komunat

Më tej ai sqaroi se këto dy shtatore “mund t’i nënshtrohen ndryshimeve të nevojshme, por gjithmonë në çdo rrethanë do të mbetën në Prizren”.

Shtatoret e Skënderbeut dhe Adem Jasharit turpërojnë komunat

Sa i përket akuzave për vjedhje dhe keqpërdorime financiare në ndërtimin e tyre, Haskuka është përgjigjur se, “shtatorja e Skënderbeut nuk është bërë me buxhet komunal por me fonde të diasporës, ndërsa shtatorja e Adem Jasharit, ajo është realizuar në pronë private dhe si rrjedhojë nuk ka të bëjë me projekt publik”.

Më pas kreu i Prizrenit ka thënë se “do të krijohet një komision vlerësues më profesionistë të fushave përkatëse që do të vendosë për ndryshimet e nevojshme ose jo të këtyre dy shtatorëve”.

Më herët menaxheri i qendrës tregtare “Abi Çarshia” në Prizren tha për shtatoren e Adem Jasharit” “Do të largohet për rikonstruktim dhe rimodelim për shkak të kritikave të marra”.