Kosova

Shtyhet takimi për dialogun Kosovë-Serbi, përfqësuesi i BE tregon shkakun

Shtyhet takimi për dialogun Kosovë-Serbi, përfqësuesi i BE

Takimi i planifikuar për të hënën mes Kosovës dhe Serbisë është anuluar për shkak të Covid 19.

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak përmes një njoftimi në Twitter njoftoi shtyrjen e takimit.

“Për shkak të shtimit të rasteve dhe kujdesit lidhur me COVID 19, takimi i dialogut planifikuar për të hënën e javës së ardhshme do të shtyhet”, shkruan Lajçak.

Vetëm një ditë më parë po përmes një postimi në Twitter përfaqësuesi i BE për bisedimet Kosovë-Serbi, konfirmoi se të hënën do të zhvillohej takimi mes dy ekipeve negociatore, Skënder Hyseni dhe Marko Gjuriç.

Temë diskutimi pritej të ishin pretendimet financiare dhe ato pronësore midis dy vendeve.

Ndërkaq Lajçak nuk ka dhënë detaje se për sa kohë është shtyrë takimi.