Kosova

Situata alarmante në Deçan, mes 1500 të helmuarve janë 51 fëmijë

Situata alarmante në Deçan, mes 1500 të helmuarve janë 51

Vazhdon të rritet numri i të helmuarve në Deçan. Nga dje, që bëhej fjalë për 900 të helmuar, sot shifra gati është dyfishuar në 1500. Mes tyre 51 janë fëmijë.

Ndërkaq dy viktimat e djeshme nuk kanë lidhje me helmimin deklaroi ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Raportet e para që i kemi marrë të dielën kanë qenë shqetësuese. Pa asnjë rast fatal deri më tani, dy rastet e vdekjes që i referoheni s’kanë të bëjnë me rastet që po flasim”, tha ai.

U fol se uji i kontaminuar ishte faktor helmues, por analizat fiziko-kimike të mostrave të ujit në gjashtë fshatra të Komunës së Deçanit kanë rezultuar dy herë negative dhe sipas standardeve për konsumimin e ujit. Mbetet ende e panjohur arsyeja e helmimit masiv.

Deçani ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.