Kosova

Situata serioze me virusin në Kosovë: Rikthehet orari i lëvizjes

Situata serioze me virusin në Kosovë: Rikthehet orari i lëvizjes

Prishtina, Ferizaj dhe Prizreni janë katër qytetet e Kosovës në të cilat kthehet kufizimi i lëvizjes. Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Avdullah Hoti, i cili njoftoi dhe orarin e kufizimit.

Nga sot në orën 21:00 deri nesër në orën 05:00 të mëngjesit nuk do të lejohet askush të lëvizë në rrugë. Ky vendim u mor pas shtimit të të infektuarve dhe numrit të viktimave, kryesisht në zonat e përmendura më sipër.

Kryeministri Hoti njoftoi gjthashtu se do të reduktohet numri i punonjësve në institucione, që të punojnë nga shtëpia si dhe ulja e numrit të pasagjerëve që lëvizin me transport urban.

Sipas statistikave, Kosova ka 3,356 raste. Nga të cilat, 1,874 janë shëruar, dhe 71 kanë humbur jetën.

Në 24 orët e fundit u konfirmuan 8 viktima dhe 178 raste të reja me Covid-19.