Kosova

S'ka takim në Bruksel. Richard Grenell mbledh në Uashington Hotin me Vuçiç për dialogun

S'ka takim në Bruksel. Richard Grenell mbledh në Uashington Hotin

Me datë 2 shtator, në Uashington do takohen liderët e Kosovës dhe të Serbisë. Lajmin pa shumë detaje e ka dhënë përmes Twitterit i dërguari i Posaçëm i Presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

S'ka takim në Bruksel. Richard Grenell mbledh në Uashington Hotin

Lidhur me lajmin e takimit të dy shtatorit kanë reaguar kryeministri Hoti dhe presidenti Hashim Thaçi.

Avdullah Hoti: 

SHBA ka qenë gjithmonë vendimtare në procesin e shtetndërtimit të Kosovës.
Më 2 shtator takohemi në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar me palën serbe, si dy vende të pavarura, për projekte madhore të bashkëpunimit ekonomik që do ta ndërrojnë perspektiven ekonomike të Kosovës dhe rajonit.
Kosova është e bekuar me miqtë që ka.

S'ka takim në Bruksel. Richard Grenell mbledh në Uashington Hotin

Hashim Thaçi: 

Mirëpres takimin e paralajmëruar në Shtëpinë e Bardhë për negociatat midis Kosovës dhe Serbisë. Ne jemi mirënjohës ndaj SHBA-ve për përkushtimin e jashtëzakonshëm për paqe dhe stabilitet në rajon.

S'ka takim në Bruksel. Richard Grenell mbledh në Uashington Hotin

Takimi i parë në SHBA i 27 qershorit u anulua pasi Prokuroria e Hagës ngriti aktakuzë për krime lufte ndaj presidentit Hashim Thaçi, i cili ka kryer intervistën dhe tashmë pritet që aktakuza të zyrtarizohet.

Takimi u anulua, por BE rinisi dialogun. Me 16 korrik u takuan në Bruksel Kryeministri Avdullah Hoti i Kosovës me presidentin Serb Vuçiç. Në këtë takim u tha se palët biseduan për çështjen e të pagjeturve, të zhvendosurve dhe për çështje ekonomike.

Përveç dialogut në nivel politik, në Bruksel kanë nisur edhe takimet në nivel ekspertësh, Kosova përfaqësohet me Koordinatorin shtetëror për dialog, Skender Hyseni ndërsa pala serbe me shefin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Marko Gjuriç.