Kosova

Sot zhvillohen zgjedhjet në veri të Kosovës, Lista Serbe nuk merr pjesë

Sot zhvillohen zgjedhjet në veri të Kosovës, Lista Serbe nuk merr

Në Veri të Kosovës po zhvillohen sot zgjedhjet e parakohshme lokale.

Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00, ndërkohë që qytetarët do të votojnë për të zgjedhur drejtuesit lokale.

Numri i përgjithshëm i qytetarëve që mund të votojnë, sipas KQZ-së, është 45.095. Qendrave të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj të komunave do u drejtohen qytetarët në komunat Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Situata aktuale është e qetë ndërsa vërehet numër jo i madh i qytetarëve, sidomos në zonat e banuara me shqiptarë, të cilët kanë dalë në mëngjes për të ushtruar detyrën e tyre të votës.

Këto zgjedhje po mbahen pasi serbët, në shenjë proteste për vendimin e Qeverisë për targat, u larguan nga të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës.

Në këto zgjedhje nuk do të marrë pjesë partia më e madhe e serbëve, Lista Serbe, pasi pjesëmarrjen e saj e ka kushtëzuar me krijimin e asociacionit dhe tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës.