Kosova

Synohet që Kosova të lihet pa qeveri në mes të një epidemie! Ky është pazar presidencial për një marrëveshje me Serbinë

Synohet që Kosova të lihet pa qeveri në mes të një

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbajti fjalimin në seancën ku do të votohet mocioni i mosbesimit, të cilin e quajti pazar presidencial që synon rrëzimin e qeverisë në një kohë ku vendi po përballet me epideminë e koronavirusit.

“Mu në mes të përhapjes së pandemisë po synohet të mbetet vendi pa qeveri, në një menaxhim tonin që është shembull jo vetëm për rajonin. Po japim shembull edhe më gjerë, ky mocion synon ta lërë vendin pa qeveri. Ky pazar presidencial synon rrëzimin e qeverisë. Le të mos bëhemi të verbër dhe të paditur se cili është synimi. Qeveria nuk rrëzohet për një ministër. Nëse ai ministër nuk është më shumë sesa një ministër. Veçse nëse ai ministër është një plan”, tha Kurti.

Ai deklaroi se kreu i shtetit, Hashim Thaçi ia ka konfirmuar se ka një marrëveshje të gatshme Kosovë – Serbi, për shkëmbim territoresh.

“Për bindjen time motorri i këtij nxitimi nuk ka të bëjë fare as me ministrin as me tërheqjen e trupave, por ka të bëjë asgjë më pak me një marrëveshje të gatshme për shkëmbim territoresh. Ky pazar presidencial e kërkon rrëzimin e qeverisë, pazari me këtë qeveri ku jam unë nuk bëhet, provoi ta bëjë gjendjen e jashtëzakonshme nuk e bëri, shkoi në Shtëpinë e Bardhë të bënte marrëveshje, pse s’e bëri? Nuk ka marrëveshje as në Shtëpinë e Bardhë, as të gjelbër, as të kuqe. Motorri është si të largohet kjo. Unë jam i bindur e ka marrëveshje të gatshme këtë, praktikisht këtë ma ka konfirmuar edhe ia, e takova presidentin, ai ma përsëri tri herë, hiq kryeministri taksën shkojmë bashkë në Uashington e bëjmë marrëveshjen bashkë. Në prapavijë qëndron shkëmbimi territorial që ka dështuar si projekt, por nuk ka vdekur si ide”, tha ai.