Kosova

Takimi i Albin Kurtit me kapitenin që kanë një foto historike në të shkuarën

Takimi i Albin Kurtit me kapitenin që kanë një foto historike

Janë takuar si bashkëpunëtorë, edhe jo pa qëllim Kurti ka zgjedhur që në statusin kur flet për takimin me kapiten Ahmetin, të postojë një foto nga koha e tij si protestues ku në Google gjen jo pak përleshje të Albin Kurtit me Policinë.

Takimi i Albin Kurtit me kapitenin që kanë një foto historike
Kapiten Ahmeti duke arrestuar Albin Kurtin dikur

Domethënia është e qartë. Kryeministër nuk do të thotë hakmarrje, por reflektim dhe bashkëpunim.

Takimi i Albin Kurtit me kapitenin që kanë një foto historike
Albin Kurti dhe Kapiten Ahmeti, sot

“Në zyren time në Kryeministri, sot prita ministrin e brendshëm dhe udhëheqës të lartë të Policisë së Kosovës. Në mesin e tyre ishte edhe Besart Ahmeti, të cilin e ritakova nga afër pas 16 vjetëve. Kapiteni Ahmeti ka udhëhequr profesionalisht policë të njësisë speciale në Bërnjak dhe ka zhvilluar shkëlqyeshëm negociata në terren atje. Nuk ia shtrënguam dorën njëri-tjetrit, për shkak të pandemisë”, shkruan Kurti duke zbuluar kështu se Ahmeti është polici që e ka arrestuar në një prej protestave të 16 viteve më parë.