Kosova

Targat me letër hyjnë sot në fuqi, situata në kufirin Kosovë-Serbi

Targat me letër hyjnë sot në fuqi, situata në kufirin

Sot hyri në fuqi marrëveshja e përkohshme mes Kosovës dhe Serbisë, për çështjen e targave që shkaktoi bllokadë dhe tensione prej më shumë se dhjetë ditësh në dy pikat kufitare në veri të Kosovës, Jarinjë e Bërnjak.

Sot shoferët serbë e futën në Kosovë pasi vendosën letra ngjitëse në targat e makinave të tyre, të njëjtën gjë edhe qytetarët e Kosovës, megjithëse këta të fundit prej më shumë se 10 vitesh kanë përdorur targa provizore kur kanë hyrë në territorin serb.

Ky rregull vjen si pikë e dytë e marrëveshjes mes dy vendeve, pas një takimi të negociatorëve nga dy palët e me ndërmjetësim të BE-së në Bruksel. Sipas mediave të Kosovës, situata paraqitet e qetë.

Presidenti Aleksandër Vuçiç ka thënë se kjo marrëveshje është e përkohshme dhe do duhet një zgjidhje përfundimtare e situatës: Idenë e propozuam ne.

Por në të njëjtën kohë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se me këtë marrëveshje fillon epoka kur Serbia nis e mësohet me reciprocitetin.

*Tiranapost.al.

*Tiranapost.al.